Rama pas deklaratës së Kos: Do bëjmë gjithçka për t'u ulur rreth tryezës së BE-së
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Nëntor 2025, 15:44
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas prezantimit të progres-raportit për vitin 2025 nga komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos.
Kjo e fundit u ndal tek ecuria e Shqipërisë për integrimin në BE, ku tha se vendi ynë po bën progres në grupkapitullin e themeloreve. AjoKos u shpreh se deri në fund të këtij viti do të mbyllen të gjithë grupkapitujt e Shqipërisë.
Ndërkohë Rama në postimin e tij, ku ka ndarë deklaratën e Kos për Shqipërinë, ai shprehet se do të bëhet gjithçka që duhet për t'u ulur në tryezën e BE-së.
"Po, e bëmë! Dhe do të bëjmë gjithçka që duhet për t'u ulur më në fund si të barabartë rreth tryezës së BE-së. Le të vazhdojmë, të ecim përpara, së bashku.", shkruan Rama.
