Integrimi në BE/ Marta Kos: Shqipëria ka bërë një progres të admirueshëm, Mali i Zi vendi më i realizuar…

Komisionerja për Fqinjësinë dhe Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Marta Kos, gjatë prezantimit të raportit të progresit për vitin 2025, ka vlerësuar Shqipërinë si një nga vendet me përparimin më të dukshëm në procesin e integrimit evropian.

“Shqipëria ka arritur një progres të admirueshëm që nga konferenca e parë qeveritare, të tjerë grupkapituj janë hapur gjatë këtij viti dhe në nëntor hapet grupkapitulli i fundit.

Shqipëria po bën progres në grupkapitullin e themeloreve dhe besoj do ta mbyllin deri në fund të këtij vitit.”, tha Kos për Shqipërinë.

Ndërsa sa i përket Malit të Zi, tha se është “vendi më i realizuar” në këtë drejtim, por “mbeten ende përpara disa reforma për t’u realizuar”.