Berisha: 3 javë më parë në mesnatë Veliaj la qelinë, ku shkoi se di, por di që në spital nuk shkoi

Berisha: Pavarësisht nga komentet e ndryshme që bëjnë dhe që i kam dëgjuar, qëndrimi im është ky: Ata gjykatës që votuan kundër dekretit të presidentit dhe vendimit të Këshillit të Ministrave, ata respektuan, zbatuan, parimin ndërkombëtar të shprehur shumë qartë nga Komisioni i Venecias.

Të tjerët thonë se i nxiti ky apo ai. Ata kanë votuar me atë direktivë. Edi Rama thotë ta nxjerrim nga burgu. Por e dëgjuat ju, ai i kishte caktuar atij regjimin e serial killerit.  Në qeli thotë Erion Veliaj, u trajtova me regjimin e vrasësit serial.

Tani unë nuk dua të hyj në enigma, por këtu tek ju kam deklaruar, kam informuar publikun dhe ju se rreth 2-3 javë më parë, në orën 11 të natës, Erion Veliaj e la qelinë dhe kjo është 100% e sigurtë. Variantet se ku shkoi janë të ndryshme, por asnjëri prej tyre nuk mund të them se cili është, ndaj dhe citimi i tyre ishte i pavlerë.

Ishte në Surrel, ishte këtu apo... nuk e di se ku ishte, të them haptas, se po ta dija e them. Por atë që di 100% di që e la qelinë dhe nuk shkoi në spital. Këto të dyja i di, për të tjerat nuk mund të them. Ndaj dhe në këto kushte se, çfarë zhvillohet brenda tyre është vështirë ta gjesh. Veliaj i tha se më grabite si FARC, si ushtria e drogës së Kolumbisë.