KRIZË NË BERGAMO, JURIC I RREZIKUAR! Atalanta, asnjë fitore që nga shtatori. Palladino dhe Tiago Motta alternativa të mundshme
Humbja e fundit në kampionat ndaj Udineses ka rritur pakënaqësitë te Atalanta dhe trajneri kroat Ivan Juric, duket i rrezikuar më shumë se kurrë. Madje burimet pranë klubit thonë se drejtuesitn kanë nisur bisedimet për pasuesin e tij, dhe 2 alternativat e preferuar janë ish trajenri I Fiorentinës Raffaele Palladino dhe ish tekniku I zonjës së vjetër Tiago Motta.
Atalanta ndodhet në një moment të paqëndrueshëm! Humbja e fundit ndaj Udineses pas pesë barazimesh rresht, ndezi dritën e kuqe për trajnerin kroat Ivan Jurić, pozitat e të cilit duket se janë tronditur ndjeshëm.
Mungesa e fitores që nga 21 shtatori dhe një seri rezultatesh zhgënjyese kanë ngritur shumë pikëpyetje mbi të ardhmen e tij të klubi bergamask.
Sipas medieve italiane, në selinë e klubit, Via Paglia, drejtuesit po diskutojnë për pasuesin e mundshëm të kroatit, dhe dy janë emrat në krye të listës: Raffaele Palladino dhe Thiago Motta, 2 trajnerë me profil modern.
Situata e tyre, megjithatë, është e ndryshme. Palladino, i cili u shkëput në mënyrë surprizuese nga Fiorentina pak muaj më parë, është i lirë dhe i gatshëm për një aventurë të re.
Ndërsa Thiago Motta, do të përfaqësonte një proces më të ndërlikuar për t’u realizuar për shkak të kontratës që ka me zonjën e vjetër.
Familja Percassi, pronarët e klubit bergamask, kanë pasur kontakte me të që në verë, por negociatat u ndalën kur u vendos që Juric të ishte pasuesi i Gasperinit.
Për momentin, drejtuesit duket se po kërkojnë të fitojnë kohë. Përpara janë dy ndeshje shumë të rëndësishme: kundër Marsejës në Ligën e Kampionëve dhe kundër Sassuolos në Serie A.
Një shkarkim i menjëhershëm mund të trondiste më tej ekuilibrin e skuadrës, por ultimatumi për Jurić është i qartë: rezultatet duhet të vijnë, dhe shpejt.
Por kriza nuk ndalet vetëm te pankina. Edhe drejtori sportiv Tony D’Amico është në qendër të kritikave. Heshtja e tij dhe mungesa e reagimit publik në këtë moment delikat kanë shkaktuar pakënaqësi, dhe sipas burimeve të afërta me klubin, edhe pozicioni i tij është në rrezik.
Në Zingonia, klima është e tensionuar. Ditët në vijim pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e Atalantës, me drejtuesit që duhet të zgjedhin midis durimit dhe revolucionit.

