Rasti i Nayara Ferreira/ Çelmeta: Është bërë shumë zhurmë, ajo ka ardhur me kontrolle mjekësore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Nëntor 2025, 21:53
Në “Ora Sport”, Roland Çelmeta tha se nuk kishte pse të bëhej shumë zhurmë lidhur me volejbollisten braziliane pasi ajo kur firmos një kontratë ka edhe kontrolle mjekësore.
Çelmeta: Mua më bën përshtypje, por nuk e kuptoj pse është bërë kaq shumë, sepse kur një ekip volejbolli kur bën një kontratë ka edhe një kontroll mjekësor dhe ka qenë shumë e thjeshtë për ta zgjidhur këtë. Jetojmë në një kohë agjendash. Edhe në SHBA u tha se edhe meshkujt mund të garojnë tek femrat. Edhe vajza në fjalë duhet të kishte një psikolog që duhet të merrej.
