Rasti i volejbollistes Ferreira/ Berami: Gjendja e saj është shumë e keqe, shpresoj të kthehet në lojë

Në “Ora Sport”, Rexhina Berami tha se gjendja e volejbollistes Ferreira nga Brazili që luan me Dinamon nuk është e mirë pas akuzave të fundit për gjininë.

Rexhina Berami: Gjendja e saj është shumë e keqe sepse është o0fendim nga federata dhe nga ekipet kundërshtare. Shpresoj që lojtarja të kthehet në lojë sa më shpejt sepse është një lojtare shumë e mirë. Gjendja e saj është jo e mirë për momentin, është shumë e ngarkuar.