Tifozët protestojnë, Pioli refuzon të japë dorëheqjen te Fiorentina

Fiorentina po kalon një krizë të thellë pas humbjes së fundit ndaj Lecce-s, që e ka lënë skuadrën në vendin e parafundit me vetëm katër pikë pas dhjetë javësh dhe pa asnjë fitore.

Tifozët viola po kërkojnë largimin e trajnerit Stefano Pioli, por tekniku ka refuzuar të japë dorëheqjen, duke këmbëngulur në respektimin e kontratës së tij deri në vitin 2028.

Kjo situatë ka vendosur klubin përballë një dileme të vështirë: të presë dorëheqjen e Piolit, që ai nuk ka ndër mend ta japë, ose të negociojë një largim me dëmshpërblim.

Sipas mediave italiane, në kontratë ekziston një klauzolë e lidhur me të ardhurat që trajneri ka përfituar nga periudha e fundit në Arabinë Saudite, që mund t’i kushtojë rëndë financiarisht në rast dorëheqjeje.

Kjo është arsyeja pse Pioli nuk dëshiron të lërë vetë pankinën.

Presidenti Rocco Commisso po përpiqet të gjejë një zgjidhje, me mundësinë e një pagesë kompensuese për të mbyllur marrëdhënien.

Ndërkohë, skuadra është dërguar në grumbullim të detyruar në ‘Viola Park’ në prag të sfidës së Conference League ndaj Mainz-it.

Fiorentina ka vënë në gatishmëri trajnerin e ekipit Primavera, Daniele Galloppa, si zgjidhje të përkohshme, ndërsa për të ardhmen qarkullojnë disa emra, përfshirë Vanoli, Thiago Motta, Daniele De Rossi dhe Raffaele Palladino.

Situata mbetet e nxehtë dhe me presion të madh nga tifozët.