NË KËRKIM TË QENDËRSULMUESIT/ Barcelona hedh sytë nga Harry Kane, anglezi gati për një aventurë të re
Me karrierën në mbyllje të Robert Levandovskit, Barcelona do jetë në kërkim të një qendërsulmuesi. Raportimet e fundit flasin për një kalim të mundshëm të Harry Kane nga Bajerni te katalanasit. Anglezi është përshtatur mirë në Gjermani, megjithatë një kalim te Barcelona do ishte interesant për karrierën e tij.
Harry Kane mund të jetë duke bërë një ndryshim të madh në karrierën e tij këtë verë. Sipas raportimeve nga Spanja, sulmuesi i Bayern Munich po e konsideron seriozisht largimin nga Gjermania gjatë afatit të ardhshëm kalimtar.
Me 25 gola dhe 3 asiste këtë sezon, ylli anglez mbetet ndër lojtarët më vendimtarë të Evropës, duke spikatur edhe në një ligë me më pak ndeshje.
Në moshën 32 vjeç, Kane duket se është në kulmin e formës së tij, dhe ndoshta gati për një sfidë të re.
Situata e Bayernit i ndërlikon gjërat. Kontrata e ish-kapitenit të Tottenhamit është e vlefshme deri në qershor 2027, por një klauzolë e veçantë mund t'i lejojë atij të largohet për 65 milionë euro verën e ardhshme.
Kjo hap derën për disa klube të mëdha për të bërë një lëvizje. Ndërsa është përmendur një rikthim te Spurs, raportimet e reja flasin se Kane po synon gjithashtu një kalim ambicioz te Barcelona.
Nga ana tjetër, Barcelona mund të duhet të gjejë një zëvendësim për Robert Leëandoëskin, i cili po i afrohet fundit të kontratës së tij.
Klubi katalanas ende nuk ka bërë një reagime zyrtare, por ideja e sjelljes së Kane në La Liga, në një marrëveshje që të kujton transferimin e Leëandoëskit në vitin 2022, mund të jetë shumë joshëse për t'i rezistuar.
Aktualisht Kane është kthyer në pikë të rëndësishme të bavarezët duke ndihmuar ekipin të ruajë vendin e parë në Bundesligën gjermane.
Po ashtu ai ka shënuar edhe në fazën eleminatore me Anglinë, e cila e ka prerë biletën për në botërorin e vitit 2026.

