IMITOJNË TRURIN PËR TË PËRMIRËSUAR AI/ “Neuronet” artificiale lidhen me të ngjashmit e tyre, njësoj si truri ynë

Shkencëtarët britanikë po imitojnë mënyrën si funksionon truri i njeriut për të përmirësuar inteligjencën artificiale, për të rritur efikasitetin dhe kursyer energji. Versioni i avancuar përdor një proces të frymëzuar nga biologjia jonë natyrore që klasifikon dhe heq informacionin e panevojshëm, duke e bërë sistemin më të zgjuar dhe më të qëndrueshëm pa e humbur performancën.

Shkencëtarët britanikë po përpiqen të imitojnë trurin e njeriut për të përmirësuar Inteligjencën Artificial.

Kjo qasje e re mund të bëjë që sistemet e AI-së të jenë më të shpejta, më të zgjuara dhe mund të kursejnë energjinë që iu  nevojitet.

Në studimin e botuar në revistën Neurocomputing, ata prezantuan një metodë të quajtur Topographical Sparse Mapping.

Kjo teknikë funksionon duke lidhur çdo “neuron” artificial me disa të tjerë që janë të përafërt me të, ashtu siç ndodh në trurin tonë.

Kjo e ndihmon sistemin të organizojë informacionin në mënyrë më efikase dhe të shmangë lidhjet e panevojshme që zakonisht ngadalësojnë procesin.

Për të përmirësuar më tej këtë sistem, ekipi ka zhvilluar edhe një version të dytë, të quajtur Enhanced Topographical Sparse Mapping.

Ky version përdor një proces të frymëzuar nga biologjia, të quajtur “pruning” ose shkurtim, ku sistemi heq gradualisht lidhjet që nuk janë të dobishme ngjashëm me mënyrën si truri i njeriut forcon ose eliminon njohuri ndërsa mëson.

Studiuesit thonë se kjo punë është një hap drejt ndërtimit të teknologjive inteligjente më të qëndrueshme, pa sakrifikuar performancën apo cilësinë e rezultateve.