VIDEO/ Uzuni gabon penalltinë, ndalet nga Lloris. Austin eliminohet nga Kupa në SHBA
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Nëntor 2025, 10:06
Austin FC ku bën pjesë edhe Myrto Uzuni u eliminua në play-off e Kupës MLS.
Sulmuesi beratas nuk mundi të shënonte duke gabuar nga 11 metërshi.
Sfida në "Q2 Stadium" u fitua 1-4 nga Los Angeles FC që avancon më tej pas dy përballjeve të fituara.
Miqtë shënuan dy gola të shpejtë me Son dhe Bouanga.
Minuta e 39-të solli penalltinë e vendasve, e cila u mor përsipër nga Myrto Uzuni, i cili edhe e fitoi.
Nga 11 metra largësi beratasi gaboi dhe u ndal nga francezi Hugo Lloris.
Më pas Bouanga shënoi edhe dopietën personale, ndërsa Pereira shkurtoi për të mbyllur 1-3 pjesën e parë.
Austin FC u duk i pafuqishëm dhe LA shënoi edhe golin e katërt në pjesën e dytë për të kaluar në çerekfinalet e Kupës MLS.
