Zhllima: Ligjet në letër i kemi perfekte, por në praktikë kemi dështuar si shoqëri
I ftuar në studion e lajmeve në “Ora News”, avokati Gylsen Zhllima analizoi ngjarjet kriminale që kanë tronditur vendin, duke theksuar se problemi nuk qëndron te mungesa e ligjeve, por te zbatimi i tyre dhe mungesa e përgjegjësisë institucionale.
" Ligjet në letra i kemi të shkëlqyera, në teori jemi ekselent, në praktikë kemi dështuar si shoqëri por edhe si gjyqësor por edhe si organ parandalues që është policia e shtetit.
Ka njerëz të ndryshëm, të cilët kanë perceptime të ndryshme dhe kuptojnë ndryshe zbatimin e ligjit dhe sesi ligji zbatohet.
Ngjarjet kriminale në vendin tonë nuk është fakti i parë. Pse ndodh kjo? Jo sepse ligji nuk ekziston, jo sepse polici nuk di të bëj punën e tij, por pikërisht ne si shoqëri nuk kemi mësuar dy gjëra, të dimë ku të faturojmë përgjegjësinë institucionale që i kemi sot këto fakte kriminale në rrugë.
Që do të thotë, nëse nuk funksionon policia e shtetit, kush është përgjegjës dhe jep llogaridhënie ashtu siç duhet tek sovrani? Politika. Ministri i Brendshëm duhet të ketë vullnet të qartë që të ndërgjegjësojë varësit e tij që të marin masa parandaluese.
Ministria e Drejtësisë duhet të sjelli ligje të posaçme që qytetari mos të paragjykojë vajtjen në gjykatë. Këto janë dhe faktorët kryesorë.
Këto 5 raste na dalin në konkluzionin që ekziston varfëria", u shpreh Zhllima.
