Psikologia Caka: Bashkëbisedimi mënyra më e mirë për zgjidhjen e konflikteve

E ftuar në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai, psikologia Loreta Caka foli mbi fenomenin e dhunës në familje dhe mënyrat se si ajo mund të parandalohet përmes komunikimit.

Caka theksoi se në shoqërinë shqiptare ende mungon kultura e dialogut dhe shumë njerëz mendojnë se një konflikt i përshkallëzuar mund të zgjidhet me forcë fizike.

“Shumë pak njerëz mendojnë se një bisedë e agravuara zgjidhet me bashkëbisedim.

Bashkëbisedimi është mënyra më e mirë, dhe jo forca fizike, sepse forca fizike tregon pamaturi,” – u shpreh psikologia Caka.

Sipas saj, mungesa e komunikimit dhe e kontrollit emocional është një nga arsyet kryesore që çon në akte dhune brenda familjes, ndërsa edukimi emocional që në fëmijëri është thelbësor për të ndërtuar marrëdhënie të shëndetshme.

Psikologia apeloi që konfliktet të trajtohen me dialog, mirëkuptim dhe ndihmë profesionale kur është e nevojshme, duke theksuar se dhuna nuk është zgjidhje, por vetëm përkeqëson situatën.