“E marta e zezë”/ Tafaj: Dh*na në familje nis nga rolet e paqarta dhe traumat e pashëruara

I ftuar në studion e lajmeve në “Ora News”, psikologu Eduard Tafaj analizoi situatën shqetësuese të dhunës në familje në vend, duke theksuar se ngjarjet e rënda të ditëve të fundit kanë tronditur opinionin publik dhe po reflektohen drejtpërdrejt në sigurinë emocionale të qytetarëve.

"Dhuna në familje ka disa indikatorë të ndryshëm, nuk mbetet vetëm në faktorin individual por kemi dhe faktorin social, emocioonal, kulturor që normalisht është një dinamikë përgjithsuese për pothuajse të gjitha rastet.

Edhe ngjarjet e djeshme që ne kemi parë, që për fat të keq ka qenë 'e marta e zezë' sepse ka filluar me ngjarje të rëndë dhe në orët e vona është mbyllur me një aksident të rëndë.

Të gjithë ato njerëz që ndjekin nga shtëpia ndihen më të afektuar nga ngjarje të tilla dhe normalisht bëhen më të shqetësuar edhe në perimetrin ku operojnë në përditshmërinë e tyre.

Dhuna në familje ka disa faktorë të mundshëm që mund të ndikojnë.

Ne akoma nuk kemi ndarë rolet në një familje. Shikojmë gjithmonë, ku protagonist shohim vetëm rolin e babait që ka atë autoritetin kryesor, fjala e të cilit duhet zbatuar. Ne nuk dimë se çfarë sjellje ka, mënyrën sesi prindi është i përgatitur emocionalisht për familjen, të kaluarën, ka trauma të mbartura nga e kaluara apo jo dhe nuk e dimë sesa e shëndetshme është fryma familjare që përcjell prindi apo tëdy prindit. Shpeshherë kjo kthehet në konflikt ose mosmarrveshje e më pas kthehet në përplasje ku krijohen e pasojat fatale", u shpreh Tafaj.