VIDEO/ Momenti kur shoqërohet në komisariat 63-vjeçari që vr*u Keli Hoxhën në Berat
Janë publikuar pamjet e momentit kur 63-vjeçari Kristo Mema, autori i vrasjes në kalanë e Beratit, shoqërohet në komisariat nga policia.
Pas katër orësh kërkime, ai u kap i fshehur në “Shpellën e Memecit”, përballë Urës së Goricës.
Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së martës, kur Mema goditi me thikë 42-vjeçarin Keli Hoxha, pas një konflikti për çmimin e fotove që fëmijët e viktimës kishin bërë me kalin e tij.
Hoxha, i cili ndodhej me bashkëshorten, nënën dhe dy fëmijët, humbi jetën në spital si pasojë e plagëve të marra.
Kristo Mema rezulton person me precedent penal edhe jashtë vendit.
Ai ka qenë i dënuar me 25 vite burg në Greqi për vrasje, ndërsa pas vuajtjes së dënimit ishte kthyer në Shqipëri dhe punonte në zonën turistike të kalasë, duke u ofruar vizitorëve xhiro me kalë dhe fotografi.

