E MARTË E ZEZË/ Tjetër ngjarje e rëndë - Motori përplaset me barrierat, humb jetën 25-vjeçari në Tepelenë (EMRI-FOTO)

Një aksident i rëndë automobilistik, me pasojë vdekje e një të riu, është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në Tepelenë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën nacionale, rreth 1 kilometër në perëndim të qytetit, mbi lumin e Bënçës.

Burime bëjnë me dije se 25-vjeçari Ergest Qenani, banues në Tepelenë, duke drejtuar një motor, është përplasur me barrierat metalike anës rrugës.

Përplasja ka qenë e fortë, duke rezultuar fatale për të riun, për shkak se ka marrë dëmtime në kokë dhe nuk ka arritur dot të mbijetojë, duke humbur jetën në vend.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

E MARTË E ZEZË/ Tjetër ngjarje e rëndë - Motori