Avokati Topalli: Barazi gjinore nuk do të thotë që burrat të dalin me flamur, por të ndajnë përgjegjësitë në familje
Nga Sonila Musai Përditësimi i fundit 28 Tetor 2025, 20:15
Në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai, avokati Stefan Topalli foli për dhunën në familje dhe rëndësinë e ndarjes së roleve në mënyrë të barabartë mes burrit dhe gruas.
Topalli theksoi se koncepti i barazisë gjinore shpesh keqkuptohet, duke u reduktuar në slogane apo në interpretime të cekëta.
Ai u shpreh se barazia gjinore nuk nënkupton që burrat të humbasin rolin e tyre, por të ndajnë përgjegjësitë dhe punët e përditshme në mënyrë të drejtë.
