Ngjarja e rëndë në Durrës/ Flasin fqinjët: Autori kishte pak që ishte kthyer në Shqipëri

Fqinjët e familjes në Durrës, ku ndodhi ngjarja tragjike kanë deklauar se autori prej pak kohësh ishte kthyer në Shqipëri.

Duke folur për mediat, fqinjtët janë shprehur se familja ka qenë e qetë dhe sipas dëshmive të banorëve, viktima jetonte me një grua tjetër në shtëpi.

"Djali ka qenë jashtë. Ne s’kemi qenë në shtëpi. Këta janë nga Mirdita. Ka 6 fëmijë.

Ai ka qenë jashtë shtetit, e ëma i kishte vdekur pasi i ra një tjegull në kokë.

Po kanë qenë familje e mirë. Po janë jashtë shtetit të gjithë," tha ai.