Raportimi i Dumanit në Kuvend/ Hamataj: Fallsitet shumë i madh, të dyja palët bënin gjasme

Ermal Hamataj, Avokat i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se raportimi i kreut të SPAK, Altin Dumani në Kuvend ishte një fallsitet shumë i madh.

Hamataj: Për mua ajo është një fallsitet shumë i madh.

Në momentin që vendos prokurorin më të rëndësishëm në vend në parlament për ti thënë se çfarë punësh ke bërë dhe të presësh se ai do thotë ndonjë gjë më shumë nga ato që ti di, kjo në fakt është pjesa që të dyja palët bëjnë sikur.

Dumani nuk mund të thoshte asgjë më shumë për çështjet që ka në hetim. Sepse është parashikim procedurial.

Ai nuk mund të nxjerri sekretin hetimor.

Por nga ana tjetër nuk është shqetësuese vetëm kjo që të dyja palët bëjnë gjasme.

Shqetësuese është fakti se dukej sikur në parlament kishim dy Shqipëri.

Një Shqipëri e kënaqur e ulur në krahun e djathtë që nuk kishin asnjë pyetje dhe e shikonin si Perëndia.

Kishim edhe një Shqipëri në krahun e majtë që ishin këta të PD që asnjë pyetje të vetme nuk bën që të dilte jashtë interesit individual të personit që pyeste.