Kikia: Krimi Zgjedhor ishte sprova e vërtetë e SPAK-ut për këtë vit

Mentor Kikia, Gazetar i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se krimi zgjedhor ishte sprova e vërtetë e SPAK për këtë vit .

Kikia: Së pari unë mendoj që e keqja më e madhe apo problemi i këtij vendi nuk është as prokuroria në tërësi, as SPAK, as Dumani si drejtues i kësaj strukture.

Nëse ne do duam ta duartrokasim SPAK mund të bëjmë një listë tani të gjithë punëve të mira që janë bërë dhe po ka vend për të duartrokitur.

Nëse do duam ta akuzojmë, mund të bëjmë një listë tjetër të gjërave që nuk janë bërë mirë apo nuk janë bërë fare dhe atëherë kemi sërish argumente për ta goditur.

Unë mendoj se shoqëria, politika, media e përgjegjshme do duhet të jenë të qarta të dallojnë kritikën nga sulmi.

Tendenca për të identifikuar gjënë që nuk është bërë është detyrë e shoqërisë që luan një pozicion monitorues dhe kritik.

Pyetjet dhe diskutimet tejkaluan kritikën dhe kaluan tek sulmet verbale e personale.

Krimi zgjedhor ishte sprova e vërtetë e SPAK për këtë vit.