"Nuk mund ta shtyjnë deri në 2029"/ Maliqi: Shumë shpejt do të kemi zgjedhje të përgjithshme Parlamentare
Ish-deputeti Lefter Maliqi, i ftuar në studion e lajmeve në “Ora News”, komentoi raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR-it dhe situatën politike në vend, duke ngritur akuza për parregullsi në zgjedhje dhe duke parashikuar zgjedhje të parakohshme.
" Raporti i OSBE/ODIHR-it përfundimtar doli para 3 ditësh dhe fill pas tij u përhapën lajme për arrestime të bujshme, në një farë mënyre edhe për të tërhequr vëmendje.
Raporti përfundimtar është pothuajse i njëjtë me raportin paraprak. Pavarësisht ndërhyrjes së qeverisë nuk arritën dot që Komisioni i OSBE/ODIHR-it të ndikonin.
De facto raporti tregon që këto zgjedhje kanë rënë, duke filluar që nga përdorimi i aseteve shtetërore, zgjedhje të pabarabarta, që do të thotë që vetëm zgjedhje nuk kanë ndodhur, presione ndaj votuesve apo edhe ndaj kandidatëve, si dhe përdorimi i aseteve shtetërore që do të thotë falja e gjobave, shpërblimi i pensioneve në kohë fushate, e të gjitha të tjerat që i ka thënë Berisha".
PD-ja duhet të shikoj ndarjen elektorale, e cila është fill, e këput në favor të Partisë Socialiste. PD-ja duhet të kërkoj shtimin e njësive vendore, nga 61 rreth 100 sepse fshatrat janë lënë pa shërbim nga pushteti lokal aktual.
Unë besoj se do të ketë zgjedhje shumë shpejt të parakohshme për shkak të skandaleve të shumta.
Mendoj se do të ketë zgjedhje të përgjithshme Parlamentare, nuk mund ta shtyj deri në 2029 sepse po ti vini re këta po hanë kokat e njëri-tjetrit", u shpreh Maliqi.
