Parlament me dy dhoma/ Berisha: Të krijohet dhe Senati, ulet numri i deputetëve
Partia Demokratike propozon krijimin e dy dhomave në parlament atë të të zgjedhurve dhe senatit si një institucion frenues.
Në konferencën për mediet Sali Berisha shprehet se për këtë çështje është i gatshëm të takojë dhe kryeministrin Edi Rama.
Nga ana tjetër ai kundërshtoi idenë për të pasur më pak se 61 bashki në vend.
Në komisionin për kodin zgjedhor kryetari i PD Sali Berisha ka propozuar ndryshimin e sistemit të parlamentit në Shqipëri.
Ideja e hedhur më shumë se 20 vite më parë sipas tij bën që legjislativi të funksionojë me dy dhoma ndërsa përmes këtij ndryshimi ulet dhe numri i të zgjedhurve.
Madje për herë të parë ai deklaron mundësinë për tu takuar me kundërshtarin politik Edi Rama.
Berisha shprehet i hapur për ndryshimin e funksionimit të parlamentit, por për bashkitë nuk pranon më pak se 61 të tilla, përkundrazi.
Tashmë në kuvend është miratuar komisioni për reformën zgjedhore dhe atë territoriale ku mazhorancë dhe opozitë kanë numër të barabartë anëtarësh dhe ku bashkëkryetarët kanë të drejtë veto.
