Dosja "Xibraka"/ Dumani: Hetimet u pezulluan sepse nuk u identifikuan personat, çështjen e ka Policia e Shtetit

Kreu i SPAK Altin Dumani pasi u pyet nga deputeti demokrat Klevis Balliu lidhur me dosjen “Xibraka” tha se hetimet janë pezulluar dhe çështja i ka kaluar Policisë së Shtetit sepse personat e përfshirë nuk u identifikuan.

"Zoti Balliu i referohet hetimit për laboratorin e Xibrakës ka rifilluar dhe bëhet fjalë për implikimin e Olsi Ramës në trafikun e kokainës, Prokuroria rinisi hetimin, por konkludoi me pezullimin hetimeve sepse nuk u zbuluan personat e përfshirë, çështja i ka kaluar Policisë së Shtetit" - tha Dumani.