Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Olsian Çela: Ngjarje e rëndë, duhet vepruar urgjentisht në aspektin e sigurisë

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka deklaruar se vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit është një kambanë alarmi.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Çela theksoi se duhet vepruar urgjentisht në aspektin e sigurisë në institucionet e drejtësisë.  

“Vrasja e Astrit Kalasë, ngjarja e rëndë, është një nxitje për të vepruar urgjentisht në aspektin e sigurisë.

Disa masa janë duke u marrë, ka një bashkëpunim edhe me Policinë e Shtetit.

Ka nevojë për një rikonceptim për çështjen e sigurisë për prokurorët dhe gjyqtarët.

Do të kemi disa kërkesa për Kuvendin që do i bëjmë të njohura”, tha Çela.