MOTI I KEQ/ Gurët bllokojnë qarkullimin e mjeteve në aksin Pukë - Fushë-Arrëz

Një shembje masive gurësh ka ndodhur gjatë mesnatës në aksin rrugor Pukë – Fushë Arrëz, pranë kroit të Zojës. Si pasojë e rrëshqitjes së dheut, segmenti rrugor është plotësisht i bllokuar për qarkullimin e automjeteve.

Në vendngjarje ndodhen ekipet  të cilat po punojnë për pastrimin e rrugës dhe rikthimin e qarkullimit sa më shpejt të jetë e mundur.

Deri në hapjen e plotë të segmentit, drejtuesit e mjeteve këshillohen të përdorin rrugë alternative dhe të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes në zonë.