Në kërkim për trafik droge/ Ekstradohet nga Shqipëria në Austri 29 vjeçari nga Maqedonia e Veriut (EMRI)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Tetor 2025, 13:47
Ekstradohet në Austri, një shtetas i dënuar me 5 vjet burgim, për trafikim të lëndëve narkotike.
Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpol Tiranës, me homologët në Austri, u finalizua procedura për ekstradimin nga Shqipëria, në Austri, të shtetasit Mondi Gitlan, 29 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut.
Ai kërkohej ndërkombëtarisht sepse Gjykata e Vjenës, në muajin maj, 2025, e ka dënuar me 5 vjet burgim, për trafikim të lëndëve narkotike.
