Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, sillet në masa të rrepta sigurie Gjon Shkambi në Gjykatën e Apelit

Këtë të hënë mbahet në Gjykatën e Apelit seanca gjyqësore ndaj Elvis Shkambit, ekzekutuesit të gjyqtarit të Apelit në sallën e gjyqti, Astrit Kalaja.

Mësohet se në masa të rrepta sigurie është paraqitur në seancë edhe xhaxhai i Elvisit, Gjon Shkambi.

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, sillet në masa të rrepta sigurie

Gjon Shkambi ka ankimuar masën e sigurisë arrest me burg, autori i krimit Elvis Shkambi nuk ka ankimuar vendimin.

Gjon Shkambi kërkon masë më të butë sigurie nga arresti me burg.

Gjyqtari Astrit Kalaja u vra në sallën e gjyqit të Gjykatës së Apelit më 6 tetor pasi dha vendim kundër familjes Shkambi.

Elvis Shkambi arriti të futet në Gjykatën e Apelit me pistoletë, në pranga u vu edhe një punonjës i sigurisë.