VJESHTA VJEN ME PËRMBYTJE/ Sinoptikania: "Qetësohet" Veriu, reshjet zhvendosen në zonat e ... Ja çfarë do të ndodhë me motin këtë javë
Reshjet e dendura të shiut kanë përmbytur disa zona të Vaut të Dejës, duke shkaktuar dëme të mëdha në banesa dhe ekonomi bujqësore këtë fundjavë që lamë pas.
Kryebashkiaku Kristian Shkreli kërkoi ndërhyrje emergjente për të shmangur një krizë më të thellë.
Ndërkaq për të kuptuar më shumë se si parashikohet moti në këtë fillim të javës, në një lidhje direkte kme studion e lajmeve në “Ora News”, sinoptikania Lajda Porja solli të dhënat më të fundit të parashikimit të motit nga Meteoalb.
Porja u shpreh se gjatë ditës së sotme do të shënohet një përmirësim i ndjeshëm i stituatës në terren nga reshjet, ndërsa tha se tashmë reshjet do të kalojnë nga Veriu në zonat lindore të vendit.
NDIQNI PARASHIKIMIN E MOTIT PËR KËTË JAVË NGA SINOPTIKANIA LAJDA PORJA

