Komisioni për "Zgjedhoren" përfshin edhe Lapajn e Qorin! Opozitës mund të bëjë propozime pa të drejtë vote

Komisioni i ri i Posaçëm për Reformën Zgjedhore, do të përfshijë të gjitha partitë e mbledhura në Kuvendin e Shqipërisë. Pas dakordësimit të mazhorancës dhe opozitës për të pasur barazi votash në komision, vend i është bërë dhe dy partive, ‘Shqipëria Bëhet’ e Adriatik Lapajt dhe ‘Lëvizja Bashkë’ e Arlind Qorit.

Sipas dokumentit të fundit zyrtar dhe të dakordësuar mes palëve, bëhet me dije se këto dy parti, të cilat përfaqësohen në Kuvend vetëm me nga 1 deputet për palë, mund të marrin pjesë në mbledhjet e komisionit, kanë të drejtën e propozimeve, por pa të drejtë vote.

‘Shqipëria Bëhet’ përfaqësohet nga Ana Dajko ndërsa ‘Lëvizja Bashkë’ nga Redi Muçi. Këta dy deputetë, kanë të drejtë për të marrë pjesë në mbledhjet e komisionit, por nuk kanë të drejtën e votës.

Komisioni do të ndërtohet në bazë të 16 anëtarëve, 7 nga Partia Demokratike (përfshirë këtu 1 PL dhe 1 PR), dhe 7 nga Partia Socialiste.

Dy partitë e mëdha, i kanë bërë vend dhe partive të vogla. Rrjedhimisht për të ruajtur barazinë e votave, PD i ka dhënë 1 karrige deputetit Agron Shehaj ndërsa PS 1 vend ia ka dhënë deputeti të PSD-së së Tom Doshit.