PS përjashton Bardhin, Korreshi zbardh debatet në mbledhje: U godit një nga figurat më të forta të PD-së

Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka dhënë detaje nga mbledhja e Komisionit të Etikës, ku u vendos përjashtimi me 15 ditë nga punimet parlamentare të kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi.

Vendimi erdhi si pasojë e përplasjeve mes Bardhit dhe kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi në seancën e fundit plenare.

“Kjo është një goditje që i bëhet njërës nga figurat kryesore të PD-së siç është kryetari i grupit parlamentar, si e si që ta dëmtojnë sa më shumë rolin e opozoitës në Kuvend”, u shpreh ndër të tjera ligjvënësi demokrat Saimir Korreshi.