PD dorëzon kërkesën në KQZ për regjistrimin në zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 Nëntorit

PD ka dorëzuar sot kërkesën në KQZ për regjistrimin në zgjedhjet e pjesshme lokale.

Zgjedhjet e pjesshme do të zhvillohen në 5 bashkitë e vendit si ajo e Matit, Vlorës, Cërrikut, Beratit dhe Tepelenës.

Ato do të mbahen në datën 9 nëntor.

Nga zgjedhjet e 9 Nëntorit përjashtohet Bashkia e Tiranës pasi dekreti i Presidentit Bajram Begaj është pezulluar nga Gjykata Kushtetuese.