Gjyqtarja Bejtja pa mandat/ Xhixho: Vendimarrja vë në pikëpyetje legjitimitetin e gjykatës Kushtetuese

Deputetja e PL, Erisa Xhixho në një intervistë në Ora News u shpreh se vendimarrja e gjykatës Kushtetuese për të shpallur vakancën në vendin e Sonila Bejtjas, vë në pikëpyetje legjitimitetin e gjykatës.

Xhixho: Dekreti me të cilin është emëruar zonja Bejtja ka qenë shumë i qartë.

Që mandati i saj mbaronte në 2028. Dhe padyshim që kjo vendimarrje vë në pikëpyetje legjitimetin e gjykatës Kushtetuese.

Në sensin e kësaj ndërhyrjeje që bëhet në mandatin e kësaj gjyqtareje. Dhe më lejoni që kjo është një gjyqtare goxha me integritet.

Ka dhënë vendime dhe arsyetime për shumë nga ligjet dhe nga vendimet e gjykatës Kushtetuese, goxha shteruese.

Mendoj që presidenti i cili tashmë radhazi ka shkelur Kushtetutën.

Rasti flagrant ishte i zgjedhjeve lokale që dekretimi i datës së zgjedhjeve pa pritur vendimin e gjykatës Kushtetuese.

Padyshim ndërhyrja e tij në gjyqësorin më të lartë në hierarkinë padyshim që është një rast i paprecedentë.

Vendimarrja lë shumë për të dëshiruar.

Fakti që presidenti i Republikës i është drejtuar gjykatës Kushtetuese për të kërkuar llogari për mandatin e një nga anëtareve të gjykatës Kushtetuese duke kërkuar hapjen e vakancës për të, padyshim që është e pa precedent.