Vendimi për Sonila Bejtjan/ Marash Logu: Gjykata Kushtetuese u shndërrua në ‘Gjykatën e Partisë’
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Tetor 2025, 18:14
Reagimi i Logut:
Vendimi për ndërprerjen e mandatit të gjyqtares kushtetuese Sonila Bejtja zhbën përfundimisht pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese. Precedenti i sotëm zhvesh gjyqtarët kushtetues nga garancia e paprekshmërisë së mandatit të tyre duke vendosur kontrollin e organeve të emërtesës ndaj kohëzgjatjes së mandatit të gjyqtarëve.
Presidenti, Parlamenti dhe Gjykata e Lartë do të vendosin për kohën që një gjyqtar do të qëndrojë në detyrë, duke iu dhënë kështu mundësinë të kontrollojnë edhe vendimmarrjet e tyre. Gjykata Kushtetuese vrau sot me duart e saj pavarësinë, paanshmërinë, integritetin dhe profesionalizmin, duke u shndërruar përfundimisht në Gjykatën e Partisë.