''Babai'' në Teatrin Kombëtar/ Tolka: Shfaqja është pritur shumë mirë nga publiku

Aktorja, Adriana Tolka i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se shfaqja ‘’Babai’’ është pritur shumë mirë nga publiku.

Tolka: Po jemi shumë të kënaqur me ndjekjen që i ka bërë publiku.

Me si e ka pritur shfaqjen.

Sigurisht emrat e njohur të skenës, veçanërisht si aktori i mirënjohur Viktor Zhusti.

Por edhe shfaqja në vetvete nën drejtimin e regjisorit Erson Zymberi, mendoj se arriti tek pritshmëritë e spektatorit në nivelin që ata deshën.

Shfaqja ishte e thjeshtë, e kuptueshme në çdo detaj të saj dhe fundi është jashtëzakonisht prekës.