“JETA E EGËR” NË CELULOID/ Imazhi i hienës së rrallë fiton konkursin e fotografisë

Janë publikuar imazhet fituese të konkursit të fotografisë së jetës së egër, ku më e bukura u vlerësua një shkrepje që kishte në qendër të hienë të rrallë

Një hienë kafe që qëndron pranë rrënojave të një vendbanimi të braktisur minierash diamanti i ka sjellë fotografit të jetës së egër, Wim van den Heever, titullin “Fotografi i Jetës së Egër i Vitit”.

Ai kishte vendosur një aparat me kurth fotografik pasi kishte vënë re gjurmë të freskëta hijene në qytetin fantazmë Kolmanskop, në Namibi. “Më mori dhjetë vjet që të arrija këtë foto,” tha ai.

Hiena kafe, më e rralla nga të gjitha speciet e hienave, është kryesisht nate dhe zakonisht jeton në vetmi. Për vite me radhë, Van den Heever kërkoi në qytetin e braktisur, duke gjetur vetëm shenja të pranisë së kafshës së paarritshme.

Çmimi iu dorëzua në Muzeun e Historisë Natyrore të Londrës, ku ekspozita vjetore e konkursit do të hapet më 17 tetor.

Publiku mund të eksplorojë të gjithë koleksionin e imazheve fituese në vazhdim.

“JETA E EGËR” NË CELULOID/ Imazhi i hienës së

Në kategorinëçi madh për rinj u vlerësua kjo ky imazh i titulluar “Pas Shkatërrimit”, i fiksuar nga Andrea Dominizi në  Lepini në Italinë qendrore zonë që dikur shfrytëzohej për prerjen e pemëve të ahut

Kjo fotografi e shkrepur nga kanadezi Shane Gross u vlerësua në kategorinë Kafshët në Mjedisin e Tyre.

Ai qëndroi me orë të tëra nën diell, nxehtësi dhe mizat e shumta, në pritje pranë peshqve të ngordhur që vala kishte hedhur në breg. Më në fund, tre ngjala u shfaqën.

Ky imazh është fituesi në kategorinë nën 10 vjeç dhe është fiksuar nga Jamie Smart nga Britania e Madhe

Në kategorinë sjellja e zogjve u vlerësua kjo fotografi ku është fiksuar ky një moment i gjuetisë së dyfishtë dhe tregues i zinxhirit natyrore të ushqimit

Ky imazh që tregon qëndrimet e kundërta të shoqërisë ndaj gjarpërinjve u vlerësua në kategorinë Historia Foto-gazetareske.