Teatri i Ri Kombëtar po merr formë, Rama ndan pamjet nga kantieri: Puna vijon pa ndërprerje

Punimet në kantierin e Teatrit të Ri Kombëtar po vijojnë dhe po ngrihet një vepër arkitektonike moderne që pritet të transformojë pamjen e kryeqytetit.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot, pamje të reja nga kantieri, duke treguar përparimin e ndërtimit dhe dizajnin bashkëkohor që synon të kthejë Tiranën në një destinacion europian të artit dhe arkitekturës moderne.

Godina po ndërtohet në zonën ku ndodhej ish-Teatri Kombëtar dhe është e organizuar në dy njësi kryesore: njëra e dedikuar për artistët dhe stafin administrativ, dhe tjetra për publikun, me sallën e madhe të shfaqjeve si funksionin kryesor.

Në kantierin e Teatrit të Ri Kombëtar, puna vijon pa ndërprerje, ku dita-ditës po merr jetë një vepër arkitektonike që do ta transformojë kryeqytetin në një destinacion europian të artit dhe arkitekturës bashkëkohore“, shkruan Rama.

Punimet pritet të përfundojnë brenda këtij viti.