Piktorja shqiptare shkëlqen në “Art Charm 2025: Donim të sillnim pak Shqipëri në Sharm El-Sheikh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Tetor 2025, 10:18
E ftuar në studion e lajmeve në “Ora News”, piktorja shqiptare Anila Hetoja rrëfeu për eksperiencën e saj ndërkombëtare në ekspozitën “Art Charm 2025” dhe mesazhin që solli përmes veprave të saj.
" Nëse flasim për mesazhin për ne si artiste nga Shqipëria, donim që përmes artit të sillnim pak Shqipëri në Sharm El-Sheikh.
Mesazhi është i thjeshtë.
Mbizotëronte ngjyra e kuqe me patjetër. Mesazhi është që ta duam njëri tjetrin, ta duiam artin dhe pse jo të ketë paqe mes artistëve e mes kombeve, aq më bukur kur artistët janë kjo ura e fortë që lidhin artin nëpërmjet kombeve", u shpreh Hetoja.
