Politika e frymëzuar nga Dritëro Agolli/ Studiuesja: Shprehja ‘bufi i kënetës’ u përdor shumë kohë më parë nga vetë shkrimtari i madh

Në ditën e përvjetorit të lindjes së shkrimtarit të madh Dritëro Agolli, studiuesja Anila Mullahi, e ftuar në studion e lajmeve në “Ora News”, foli për vlerën e trashëgimisë së tij letrare dhe shtëpinë muze, duke zbuluar gjithashtu se shprehja e përdorur nga kryeministri Rama, “bufi i kënetës”, e ka origjinën nga krijimtaria e vetë Agollit.

 “Kur dëgjova këtë ‘bufi i kënetës’, më erdhi për të qeshur sepse Agolli e ka përdorur transfigurimin artistik të kënetës shumë kohë më përpara.

Kur dikush i ka thënë që shiko se partia është shndërruar në një “kënetë” dhe ai në një moment ka thënë 'po shiko se ti je bufi i kënetës sepse ti na drejton neve'.

Agolli e ka shkruar këtë si një paralelizëm mes politikës shqiptare si një kënetë, bufit të kënetës që qëndron mbi atë.” u shpreh  Anila Mullahi.