Rezultatet/ Spanja e Portugalia nuk gabojnë, Turqia fitore të thellë, Italia mund Estonisë dhe sheh vetëm “Play Off”-in
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Tetor 2025, 00:07
Mbrëmjen e sotme u zhvilluan 5 duele të rëndësishme për kualifikueset e Botërorit 2026, ku u shënuan gjithsej 15 gola.
Kombëtaret e mëdha bënë detyrën duke marrë fitore të vlefshme, ndërsa surpriza e mbrëmjes ishte padyshim fitorja e Shqipërisë në transfertë ndaj Serbisë.
Italia mundi 1-3 Estoninë. Spanja i afrohet kualifikimit pas fitores 2-0 me Gjeorgjinë, ndërkohë Turqia shkaktoi “tërmet 6 ballësh” në Bullgari me fitoren 1-6. Një fitore minimale e arriti edhe Portugalia, ndërkohë që Ronaldo gaboi nga 11-metërshi.
Kualifikimet vijojnë me rivalitet të fortë dhe emocione të mëdha në luftën për një vend në Kupën e Botës.
