Heroi i natës/ Manaj publikon pamjet duke festuar nga dhomat e zhveshjes pas fitores me Serbinë

Nën masa të forta sigurie në Leskovc është zhvilluar ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Përballja e tensionuar ka përfunduar me fitoren e kuqezinjve, që triumfuan me rezultatin 0–1 falë golit të Rei Manajt në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, pas asistimit të Arlind Ajetit.

Pas përfundimit të ndeshjes, atmosfera në dhomën e zhveshjes ka qenë shpërthyese, teksa nuk kanë munguar këngët patriotike.

Ka qenë heroi Manaj, i cili ka ndarë një video të shkurtër nga atmosfera në dhomat e zhveshjes, ku shihen lojtarët duke kënduar edhe duke festuar.