Duka pas fitores historike ndaj Serbisë: Kjo nuk është thjesht një ndeshje, është historia që shkruan një komb!

Pas fitores historike të Shqipërisë ndaj Serbisë me rezultatin 1–0, ka reaguar edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili ka shprehur emocionet dhe krenarinë e madhe për këtë arritje të Kombëtares kuqezi.

Në një postim emocionues, Duka shkroi: “Emocione pafund… një fitore e merituar, e shumëpritur dhe e ndjerë në çdo zemër shqiptari ❤️

Kjo nuk është thjesht një ndeshje — është historia që shkruan një komb, është besimi që kthehet në realitet. ????????

Fjalët sot janë të vogla përballë krenarisë që ndjejmë.

Ëndrra për Botëror vazhdon… ????????”