Shqipëria fiton me Serbinë/ Selmani: Sylvinho kishte përgatitur një skuadër me shumë durim

Në një lidhje live me Ora News, Naim Selmani tha se trajneri priste që të gabonte edhe kundërshtari, edhe pse gabuan disa herë në mbrojtje.

Selmani: Ka 50 minuta që jam duke pritur në punë që të më marrin sepse kam mbetur në punë, është bllokuar Prishtina nga fitorja e Shqipërisë. Doja një fitore minimale, por ia kisha frikën një barazimi. E vlerësoj shumë durimin që ka pasur skuadra dhe ishin shumë të qetë. Trajneri priste që të gabonte edhe kundërshtari, edhe pse gabuan disa herë në mbrojtje. Në fund dolëm në një fitore fantastike dhe me rëndësi janë 3 pikat e plota.