Uzuni live në Ora News nga Serbia: Kjo është një fitore për gjithë shqiptarët dhe për Kosovën!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Tetor 2025, 23:17
Në një lidhje live me gazetarin Ilir Demalia nga Serbia, është futur edhe futbollisti Myrto Uzuni.
Futbollisti ka thënë se është shumë i lumtur për këtë fitore dhe se do të luftojnë shumë për fazën tjetër për tu futur në Botëror.
Uzuni: Jemi shumë të lumtur për këtë fitore historike. Kjo është një fitore për gjithë shqiptarët dhe për gjithë Kosovën. Është një fitore shumë historike. Do të luftojmë. E shoh vendin tonë shumë të motivuar, pasi kemi luftuar shumë.
