Mesfushori i kombëtares i lumtur: Emocione të papërshkrueshme, ky sukses shkon për gjithë shqiptarët

Mesfushori i kombëtares, Julian Shehu u shpreh i lumtur pas fitores 0-1 ndaj Serbisë.

“Emocionet janë të papërkueshme. Kjo është një nga ditët më të lumtura të jetës sime. I falenderoj të gjithë pafund, që më bënë këtë ditë të mundur. Bëmë krenarë gjithë shqiptarinë.

Motivi ishte maksimal, e dinim që ishte ndeshje jetë a vdekje. Dhamë maksimumin, që kjo ditë të vinte. Është dita jonë, që të festojmë dhe ta shijojmë. Rrugëtimi im, që nga Kastrioti deri sot, nuk ka qenë i lehtë.

Pata dëmtim që më la mbrapa. Jam i lumtur që jam në këto momente. Përherë puna shpërblehet, jam i lumtur që kam arritur këtu sot. Tirana le të festojë sot, është dita e gjithë shqiptarisë që të festojë sot”, u shpreh Juljan Shehu.