Edhe Ilir Meta feston nga burgu fitoren e Shqipërisë në Serbi: Historike! Krenar për ty Shqipëri!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Tetor 2025, 23:04
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar menjëherë pas fitores së Kombëtares shqiptare ndaj Serbisë, duke e cilësuar atë si një moment historik dhe të paharrueshëm për tifozët kuqezi.
Në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale, Meta shkruan: “Një fitore historike e paharrueshme Kuqezi! Bravo Manaj dhe çunave të Kombëtares! KRENAR PËR TY SHQIPËRI!”
