“Lojë fantastike dhe fitore e merituar”- Triumfi ndaj Serbisë, Sali Berisha: Urime të gjithë ekipit, kapitenit dhe trajnerit Sylvinho
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Tetor 2025, 23:25
Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar pas fitores të Kombëtares shqiptare ndaj Serbisë, duke vlerësuar paraqitjen e ekipit si fantastike dhe plotësisht të merituar.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha ka dhënë urimet e tij të përzemërta për golashënuesin e takimit dhe gjithë skuadrën kuqezi.
“Pas një loje fantastike një fitore e merituar. Urimet më të përzemërta yllit të ndeshjes Manaj, që me super golin e tij firmosi fitoren, urime të gjithë ekipit, kapitenit dhe trajnerit Sylvinho, arkitektit të performancës së shkëlqyer të ekipit tonë! Nje urim të veçantë fansave Kuq e Zi, eliksiri i fitores”, shkruan Berisha.
