FITORE HISTORIKE/ Mposhtet Serbia, shpërthen festa shqiptare (FOTO+VIDEO)

Mbrëmje që nuk harrohet kurrë për futbollin shqiptar! Kombëtarja kuqezi ka arritur një fitore historike në transfertë, duke mposhtur Serbinë 1–0 në stadiumin “Duboçica” të Leskovcit, në një ndeshje të tensionuar dhe me shumë emocione, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Heroi i mbrëmjes ishte Rey Manaj, i cili në minutën e fundit të pjesë së parë shënoi golin e vetëm të ndeshjes, pas një aksioni të gjatë në zonën e serbëve. Pas një topi të devijuar nga Ajeti, Manaj goditi fluturimthi duke dërguar topin në rrjetë.

Festimi me shqiponjën dykrenare i sulmuesit shkaktoi reagime në tribuna dhe i solli atij kartonin e verdhë, por emocionet në kampin kuqezi ishin të papërshkrueshme.

Në pjesën e dytë, Shqipëria administroi me kujdes avantazhin, ndërsa Strakosha ishte i sigurt në çdo ndërhyrje, duke ndalur disa tentativa të rrezikshme nga Vlahovic dhe Samardzic.

Trajneri Silvinjo menaxhoi me zgjuarsi ndeshjen, duke kryer disa zëvendësime: Hoxha, Daku dhe Bajrami u futën në lojë për të freskuar skuadrën dhe ruajtur ekuilibrin deri në fund.

Atmosfera festive