VIDEO/ Manaj lëshon "predhën" dhe çan rrjetën e Serbisë! Shqipëria kalon në avantazh

Shqipëria luan ndeshjen më të rëndësishme të viteve të fundit, në transfertë në Leskovac ndaj Serbisë, një ndeshje që është zhbllokuar në minutat e fundit të pjesës së parë, nga Rei Manaj

Jo vetëm për shkak të historisë dhe marrëdhënies mes dy vendeve, por kjo ndeshje është bileta e fundit e Shqipërisë për të ëndërruar për kualifikimin në Botëror.

Në stadium janë rreth 5 mijë tifozë vendas, ndërkohë që deri më tani nuk ka pasur asnjë incident. Më poshtë mund të ndiqni dhe rastet më pikante të sfidës.

SERBI-SHQIPËRI 0-1

VIDEO/ Manaj lëshon "predhën" dhe çan rrjetën e

1’ Starton ndeshja në Leskovac

2’ Shqipëria e nis me ritëm të mirë. Hysaj pason për Brojën, i cili hedh topin në zonë, por largohet mbrojtja kundërshtare.

12’- Tentativa e parë nga Shqipëria. Krosim i Hysajt nga e djathta, provon Manaj me kokë, por topi shkon jashtë.

17’ Në stadium dëgjohen thirrjet: “Kosova është Serbi.” Vendasit pritet të marrin një tjetër dënim nga Uefa

26’ Vlahovic tenton me një goditje të rrezikshme në hyrje të zonës, por portieri Strakosha është i vëmendshëm.

30’Një krosim i Kostic, shkon te Vlahovic, i cili gjuan menjëherë, por shkon ngjitur me shtyllën. Nuk e arrin dot ta devijojë as Mitrovic.

36′- Shpëton me fat Shqipëria. Një krosim i Kostic, shkon te Vlahovic, i cili gjuan menjëherë, por shkon ngjitur me shtyllën. Nuk e arrin dot ta devijojë as Mitrovic.

40’ Pas një këmbëngulje të gjatë të Brojës, aksioni vijon me një goditje të Asllanit, por tentativa shkon shumë jashtë portës

45+1′ GOOOL  Rei Manaj zhbllokon ndeshjen, Shqipëria në avantazh

Atmosfera nga stadiumi pak para fillimit të duelit