Ndeshja me Serbinë/ Shqipëria kalon në avantazh, Rama e Berisha përgëzojnë skuadrën tonë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Tetor 2025, 21:53
Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha kanë ndarë para pak minutash mesazhe përgëzimi, teksa Kombëtarja shqiptare kaloi në avantazh në mbyllje të pjesës së parë të sfidës me Serbinë.
Përmes postimeve në rrjetet sociale, Rama e Berisha kanë uruar skuadrën për rezultatin e deritanishëm.