Zeka live nga stadiumi: Jemi entuziastë, ka një parandjenjë për një rezultat pozitiv të ekipit tonë

Xhevdet Zeka, gazetar sporti, në një lidhje nga stadiumi në Serbi me Ora News tha se atmosfera është normale dhe entuziaste për klubin tonë.

Zeka: Atmosfera është normale dhe entuziaste për klubin tonë. E kanë të thjeshtë teorinë, sepse nuk kemi se çfarë të humbasin. Pjesa serbe është e lodhur dhe gri. Nuk është çudi e madhe sepse kjo gjë pa tifozë mund të ndikojë edhe tek lojtarët.

Në nxehje kanë dalë disa futbollistë tanët. Kemi një parandjenjë të gjithë gazetarët dhe të pranishëm këtu. Skuadra jonë ndodhet në fushë dhe duket shumë e motivuar për të dhënë gjithçka.