VIDEO/ A do ia dalë sonte Shqipëria në Serbi? Vasil Ruçi: Ndeshja e sotme nuk është aspak e lehtë

Duke pritur ndeshjen me Serbinë, nga studioja e "Ora News", legjenda e futbollit shqiptar Vasil Ruçi komentoi formacionin e teknikut Silvinjo dhe pritshmëritë që ai ka tek ky ekip kombëtar.

"Nga zemra jonë na del vetëm një urim që ndeshja të dalë me sukses.

Sa i përket ndeshjes, ajo nuk është aspak e lehtë, është nga më të vështirat që kemi në grup. Por lojtarët tanë janë profesionistë dhe e dinë ta administrojnë një ndeshje të tillë", u shpreh Vasil Ruçi.